Gjenden të vrarë brenda shtëpisë 11 persona

Bota

Gjenden të vrarë brenda shtëpisë 11 persona

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet meksikane kanë gjetur trupat e pajetë të 11 personave në një rezidencë në qytetin Ciudad Juarez, në kufi me SHBA-të.

Media ndërkombëtare raporton se 11 personat ishin lidhur, torturuar dhe më pas ishin qëlluar për vdekje.  Kryebashkiaku i Juarezit, Armando Cabada, tha për median lokale se viktimat ishin 3 gra dhe 8 burra.

Sipas tij, banorët e zonës u kishin thënë autoriteteve se shtëpia ishte e pabanuar, por përdorej rregullisht për festa.

E përditshmja lokale “El Diario de Chihuahua” publikoi fotot nga skena e tmerrshme me trupat që shtriheshin me fytyrë përdhe në dysheme. Të gjithë me këmbë dhe duar të lidhura nga pas.

Qyteti ka përjetuar një valë të madhe dhune këtë vit, gjë për të cilën autoritetet mbajnë përgjegjëse grupet kriminale La Linea dhe Los Aztecas, që kanë lidhje me kartelet e drogës. Kur ka kaluar pak më shumë se gjysma e vitit, në qytet janë shënuar 700 vrasje. Juarez është një qytet shumë afër Teksasit të SHBA-ve. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat