Pheniani kritikon “padurimin” e SHBA-ve

Bota

Pheniani kritikon “padurimin” e SHBA-ve

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 14:07
Ri Yong Ho

Koreja e Veriut kritikoi sot kërkesën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për të vazhduar aplikimin e sanksioneve kundër Phenianit dhe akuzoi Uashingtonin se po tregohet i paduruar përballë ngadalësisë së përparimeve diplomatike.

“Pavarësisht masave të vullnetit të mirë të marra nga Koreja e Veriut, Uashingtoni kërkon që të mbahen sanksionet”, deklaroi ministri koreanoverior i Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho.

“Padurimi nuk ndihmon aspak ngritjen e besimit. Dhe mbi të gjitha kur paraqiten kërkesa të njëanshme që vetëm sa dëmtojnë besimin në vend që ta rikthejnë atë”, shtoi ai.

“Për sa kohë që SHBA-ja nuk do të tregojë në praktikë vullnetin për të eleminuar atë që për ne përbën problem, nuk do të ketë asnjë mundësi që ne të përparojmë në krahun tonë”, përfundoi shefi koreanojugor i diplomacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat