Krim në familje, vëllai përdhunon motrën e mitur tetë herë - Bota Sot
Krim në familje, vëllai përdhunon motrën e mitur tetë herë

Bota

E diel, 19 gusht 2018

Krim në familje, vëllai përdhunon motrën e mitur tetë herë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 01:14
Ilustrim

Një vajzë 15-vjeçare në Indonezi është dhunuar nga vëllai i saj.

Vajza e dhunuar mbeti shtatzënë më vëllain, mirëpo ajo abortoi me qëllim.

15-vjecarja tani është burgosur për abort, pasi vendasit e zbuluan fetusin mashkull në një fshat në provincën Jambi, shkruan Daily Mirror.

Pas një hetimi, policia gjeti se vajza e re ishte nëna e foshnjës.

Këtë javë, ajo u paraqit në gjykatë dhe u shpall fajtore për kryerjen e abortit, i cili është i paligjshëm në Indonezi, përveç nëse jeta e një gruaje është në rrezik.

Vëllai i saj 17-vjeçar u akuzua gjithashtu për abort dhe abuzimin seksual me të mituren. Ai u dënua me dy vjet burg për krimin e tij.

Një zyrtar i gjykatës tha se vajza ishte dhunuar nga vëllai i saj tetë herë që nga shtatori i vitit të kaluar, njofton Sky Neës.

Ata shtuan se ajo kishte bërë abort disa muaj pasi mbeti shtatzënë.

Në Indonezi, ligji kërkon që një abort duhet të kryhet nga një profesionist i regjistruar jo më vonë se gjashtë javë në një shtatzëni dhe gruaja duhet t’i nënshtrohet këshillimit.

Pretendohet se vajza është ndihmuar nga nëna e saj, e cila përballet me akuza të veçanta.

Prokurorët fillimisht kërkuan që vajza të burgoset për një vit dhe vëllain e saj për shtatë vjet. Ata thuhet se po shqyrtojnë apelimin e dënimeve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test