Sindikata dënohet me 29 milionë dollarë

Bota

Sindikata dënohet me 29 milionë dollarë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Ministri argjentinas i Punës vendoi sot një gjobë të pa precedentë prej 29 milionë dollarëve ndaj njërës prej sindikatave më të fuqishme të vendit, e cila paralizoi shtetin më 25 qershor.

Ministria njoftoi se sindikata është fajtore për organizimin e grevave në fund të vitit 2017, ndërsa organizata e punëdhënësve dhe sindikata e punonjësve u bënë bashkë për të negociuar në kontekstin e një pajtimi të detyrueshëm. Ligji parashikon në këtë rast pezullimin e mobilizimit.

Deklarata e Ministrisë bëri të ditur për një gjobë prej 4 430 pesos për secilin prej 182 797 anëtarë të sindikatës, ose një gjobë prej 810 milionë pesos, e barabartë me 29 milionë dollarë.

Sindikata e prekur nga kjo masë dhe ajo e kamionëve e denoncoi këtë veprim si një persekutim politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat