Trump dhe Putin takohen në Uashington

Bota

Trump dhe Putin takohen në Uashington

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:43
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Po vijojnë diskutimet për organizimin e një samiti të dytë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Uashington në vjeshtën e ardhshme, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ditën e hënë në Helsinki gjatë takimit të tyre të parë, presidenti amerikan ra dakort për vijimin e dialogut midis këshilltarëve për sigurinë kombëtare të dy shteteve, shkruan ATSH.

Donald Trump i kërkoi këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, John Bolton për të ftuar presidentin Putin në Uashington në vjeshtë, por diskutimet janë ende në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat