OBSH njofton për situatën e rëndë të refugjatëve në Sirinë jugore

Bota

OBSH njofton për situatën e rëndë të refugjatëve në Sirinë jugore

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 19:36
Siri

Të paktën 15 refugjatë, duke përfshirë 12 fëmijë, vdiqën në Sirinë jugore javën e kaluar për shkak të dehidrimit nga temperatura e larta që arritën deri në 45 gradë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga uji i kontaminuar, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH paralajmëron se është e domosdoshme të sigurohet akses për 210,000 persona të zhvendosur, të cilët kanë ikur nga luftimet në Sirinë jugore dhe kanë nevojë për ilaçe, kujdes shëndetësor dhe disa duhet të evakuohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat