Presidenti Trump dhe kritikat ndaj NATO-s - Bota Sot
Presidenti Trump dhe kritikat ndaj NATO-s

Bota

E shtunë, 21 korrik 2018

Presidenti Trump dhe kritikat ndaj NATO-s

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:20
Donald Trump,

Një takim i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior të mërkurën filloi me një notë konfrontimi me Presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili vuri në shënjestër Gjermaninë, duke akuzuar anëtarin më të madh dhe më të pasur evropian të NATO-s se është "peng" i Rusisë.

Gjatë një takimi paradite me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, zoti Trump kritikoi me forcë Gjermaninë për lejimin e kompanisë ruse të energjisë Gazprom të kalojë tubacionin Nord Stream 2 përmes ujrave gjermane.

"Gjermania shkon dhe i paguan Rusisë miliarda e miliarda dollarë në vit," tha Presidenti Trump. "Si mund të jesh i bashkuar kur një vend e merr energjinë nga një vend tjetër ndaj të cilit kërkon mbrojtje?" Shtoi presidenti, duke vënë në pikëpyetje parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Gjermania, sipas udhëheqësit të SHBA, “mbylli uzinat e qymyrgurit dhe ato bërthamore; ata po marrin shumë naftë dhe gaz nga Rusia. Mendoj se është diçka që NATO-ja duhet ta shohë me kujdes".

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë komenteve që bëri më vonë, tha se e dinte shumë mirë nga fëmijëria e saj në Lindje se çdo të thotë të jetoje nën kontrollin sovjetik. Por marrëveshjet për energjinë me Rusinë, shpjegoi ajo, nuk e bëjnë Berlinin e shekullit të 21-të peng të Moskës.

"Jam shumë e lumtur që sot ne jemi të bashkuar në liri si Republikë Federale e Gjermanisë. Për këtë arsye mund të themi se ne jemi në gjendje të kemi politikat tona të pavarura dhe të marrin vendime të pavarura", tha ajo.

Një kundërshtim më i fuqishëm ndaj komenteve të zotit Trump erdhi nga ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i cili u tha gazetarëve në periferitë e takimit të NATO-s se gjermanët nuk janë të burgosur, as nga Rusia e as nga Shtetet e Bashkuara. Maas vuri në dukje se Gjermania do të rritë shpenzimet e mbrojtjes me 80 përqind deri në vitin 2024. Kjo, tha ai, është në përmasa të tilla që duhet njohur.

Mbështetësit e projektit të gazit në det prej 10 miliardë dollarësh që vjen nga Rusia pohojnë se kjo rrit sigurinë dhe diversifikimin e energjisë në Evropë dhe ndihmon kontinentin për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit.

"Ne e diskutuam këtë," u përgjigj zoti Trump kur u pyet nga një gazetar nëse ai e kishte ngritur çështjen e gazsjellësit rus në Gjermani me kancelaren Merkel, kur të dy u takuan në periferi të samitit. Presidenti Trump vlerësoi gjithashtu lidhjet e SHBA me Gjermaninë, duke thënë "Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Kancelarin. Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Gjermaninë".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e gjen veten në pozicionin e pakëndshëm për të kapërcyer dallimet midis Shteteve të Bashkuara dhe 28 anëtarëve të tjerë të aleancës.

"Detyra ime kryesore është të përpiqem që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe e bëj këtë duke u përpjekur të gjej terren të përbashkët," shpjegoi Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pranon se ka dallime thelbësore midis aleatëve. "Tubacioni i gazsjellësit nga Rusia në Gjermani është një çështje ku aleatët nuk pajtohen," tha Stoltenberg në përgjigje ndaj komenteve të zotit Trump. "Por forca e NATO-s, dominon pavarësisht nga këto dallime; ne kemi qenë gjithmonë në gjendje të bashkohemi rreth detyrës tonë kryesore, për mbrojtur njëri-tjetrin, sepse ne e kuptojmë se jemi më të fortë se së bashku".

Stoltenberg tha se ndërsa barra e shpenzimeve të mbrojtjes mbetet e padrejtë, kjo po ndryshon.

Që nga zgjedhja e zotit Trump gati 18 muaj më parë, udhëheqësit europianë, kanë qenë të shqetësuar nga kritikat e presidentit amerikan, por kanë hezituar të përgjigjen publikisht. Kjo ndryshoi të martën ndërsa presidenti i SHBA po largohej për në në Evropë.

"E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët e tu. Në fund të fundit, nuk ke shumë," tha Presidenti i Komisionit Europian Donald Tusk.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test