NATO në rrezik… luftë fjalësh në prag të samitit

Bota

NATO në rrezik… luftë fjalësh në prag të samitit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:50
Samiti i NATO-s

Liderët evropianë janë nën tension në prag të konfrontimit të mundshëm në samitin e NATO-s në Bruksel, në mesin e frikës së presidenti Donald Trump do të vijojë të këmbëngulë në kërcënimin e tij për të tërhequr mbrojtjen ushtarake amerikane për aleatët, pavarësisht garancive të dhëna nga zyrtarë si sekretari i mbrojtjes, James Mattis.

Një zyrtar i lartë evropian, i tha CNN se anëtarët e NATO-s po përgatiten për skenarin më të keq të mundshëm në samitin që nis sot, nëse Trump do të përsërisë kërcënimin e tij për ti dhënë fund apo për të rishikuar bashkëpunimin me aleatët e NATO-s, që nuk po arrijnë të realizojnë objektivin e tyre për shpenzimet në mbrojtje prej 2 për qind të GDP deri në 2024.

Kjo do të dëmtonte nocionin e mbrojtjes kolektive që është në qendër të indentitetit të NATO-s. Evropa është e shqetësuar, ndërsa në anën tjetër Moska duket e kënaqur në prag të takimit të Trump me Putin, në Helsinki të Finlandës.

Para vizitës së tij në Bruksel, Trump kritikoi sërish BE për tregtinë dhe aleatët e tij të NATO-s për shpenzimet. Ai u prit me një reagim të ashpër të presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, që e akuzoi presidentin se kritikonte Evropën thuajse çdo ditë.

“E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët e tu pasi në fund të fundit, nuk janë të shumtë”, Tha Tusk, duke shtuar se BE shpenzonte më shumë se Rusia në mbrojtje dhe njësoj sa kina. Ai tha se SHBA nuk kishte aleat më të mirë se BE dhe i kujtoi Trump se ishin trupat evropiane ato që luftuan dhe vdiqën në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Trump ndërkohë parashikoi se takimi i NATO-s mund të ishte më i vështirë se ai me presidentin rus, të hënën e ardhshme. Shumëkush ndërkohë ka shprehur frikën për të ardhmen e vetë NATO-s, ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Evropa nuk mund të mbështetet më tek SHBA.

Sidoqoftë, do të duhet të pritet për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet…Pas samitit të NATO-s, Trump do të kalojë katër ditë në Britaninë e Madhe para takimit me liderin rus./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat