Trump arrin në Bruksel për samitin e NATO-s

Bota

Trump arrin në Bruksel për samitin e NATO-s

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:52
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në Bruksel në kuadër të një samiti të NATO-s nën tensione të larta për shkak të deklaratave të tij në lidhje me aleatët e SHBA-së.

Avioni presidencial “Air Force One” u ul në aeroportin ushtarak të “Melsbroek”.

Pak para mbërritjes së tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte kritikuar sërish, me një mesazh në “Twitter”, se “shumë vende të Aleancës nuk i respektojnë angazhimet e tyre në çështjet e shpenzimeve ushtarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat