“Foshnja Trump” do të fluturojë kundër vizitës së presidentit amerikan në Londër

Bota

“Foshnja Trump” do të fluturojë kundër vizitës së presidentit amerikan në Londër

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:27
Pamje nga video

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij të parë në Londër të Britanisë së Madhe do të ballafaqohet me protesta që janë planifikuar të mbahen kundër tij.

Ai do të vizitojë kryeqytetin britanik gjatë javës së ardhshme, përderisa protestat janë paralajmëruar për datën 12 korrik, në pjesën e qytetit ku gjendet Ambasada Amerikane, dhe ku po ashtu besohet se Trump do të qëndrojë.

Mirëpo, ajo çka i bën edhe më të veçanta protestat kundër presidentit amerikan, është se ato do të shoqërohen me fluturimin e balonës “Foshnja Trump”, përcjell KosovaPress. Balona paraqet një version të foshnjës Trump,  6 metra të gjatë. “Foshnja Trump” ka veshur vetëm pelena, dhe do të fluturojë mbi parlamentin britanik, ndërkohë që Trump gjendet në qytet.

Komuna e Londrës ka dhënë leje për këtë lloj të protestës, pas një peticioni që mblodhi 10 mijë nënshkrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat