Komplikohet aksioni për nxjerrjen e fëmijëve nga shpella

Bota

Komplikohet aksioni për nxjerrjen e fëmijëve nga shpella

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 22:21
Sot zhytësit arritën të nxjerrin katër nga 12 djemtë, dhe aksioni do të vazhdojë nesër

Zyrtarët thanë se do të merrnin deri në katër ditë për të përfunduar aksionin për të shpëtuar tetë djem dhe trajnerët e tyre të ngujuar në një shpellë në veri të Tajlandës.

Sot zhytësit arritën të nxjerrin katër nga 12 djemtë, dhe aksioni do të vazhdojë nesër, njofton AP.

Guvernatori i Provincës Chiang Rai, Narongsak Osatanakorn, i cili është përgjegjës për operacionin e shpëtimit, tha më parë se faza e ardhshme e operacionit të shpëtimit do të fillojë për 10 deri 20 orë.

Ai theksoi se 13 zhytës të huaj dhe pesë zhytës tajlandezë morën pjesë në operacionin e shpëtimit, ku secili fëmijë ishte shoqëruar nga dy zhytës.

Disa nga djemtë u transferuan me helikopter në qytetin e afërt të Chiang Rai, ku u transferuan në spital me automjete emergjente, transmeton Reuters.

Djemtë e moshës 11-16 vjeç dhe trajneri i tyre 25-vjeçar në shpellë janë nga 23 qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat