Hetuesit francezë zbardhin shkaqet e rrëzimit të avionit të EgyptAir

Bota

Hetuesit francezë zbardhin shkaqet e rrëzimit të avionit të EgyptAir

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 13:56
Rrëzimi i avionit MS804 i EgyptAir

Rrëzimi i avionit MS804 i EgyptAir, sipas gjasave është shkaktuar nga një zjarr në kabinë. Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit francez, sipas të cilëve regjistruesit në bord tregojnë se zjarri është përhapur shpejt në avion.

Përfundimet bien ndesh me deklaratat e mëhershme të egjiptit, sipas të cilit eksploziv është gjetur në trupat e viktimave, cka edhe sugjeronte se avioni mund të ishte bombarduar.

66 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi humbën jetën kur avioni që fluturonte nga parisi në kajro, u rrëzua mbi mesdheun lindor. Byroja franceze e aviacionit, e njohur si BEA, tha në një komunikatë për shtyp se hipoteza më e mundshme është ajo e një zjarri në kabinë ndërsa avioni po fluturonte në lartësi dhe se zjarri ishte përhapur shpejt, cka kish rezultuar me humbjen e kontrollit të avionit.

Agjencia tha se ekuipazhi mund të dëgjohej të fliste për një zjarr në kabinë në regjistruesin e zërave dhe se sistemet në bord kishin sinjalizuar tym brenda avionit. Zyrtarët egjiptianë më herët kishin thënë se aksidenti, që ndodhi shtatë muaj pasi një avion rus u rrëzua nga një bombë mbi gadishullin e Sinait, mund të kish qenë një incident terrorist.

BEA ka thënë sidoqoftë se pret raportin përfundimtar të egjiptit për të verifikuar dallimet në konkluzionet e tyre. 30 egjiptianë, 15 shtetas francezë dhe një britanik, janë mes viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat