Tajlandë, futbollistët e bllokuar në shpellë nisin të praktikojnë zhytjen

Bota

Tajlandë, futbollistët e bllokuar në shpellë nisin të praktikojnë zhytjen

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 11:46
Grupi i futbollistëve të vegjël nuk di not dhe as që bëhet fjalë të dijë të zhytet, prandaj autoritetet kanë vendosur të marrin masa për atë që duket mënyra e vetme e shpëtimit.

Ajo që dyshohej po ndodh. 12 djemtë e bllokuar prej 11 ditësh në shpellën “Tham Luang” në Tajlandë, kanë nisur të praktikojnë me pajisjet e zhytjes, në kuadër të njërit prej planeve për daljen në sipërfaqe, megjithëse nuk ka një afat të përcaktuar për këtë.

Grupi i futbollistëve të vegjël nuk di not dhe as që bëhet fjalë të dijë të zhytet, prandaj autoritetet kanë vendosur të marrin masa për atë që duket mënyra e vetme e shpëtimit.

Një nga hipotezat ishte që djemtë e vegjël të prisnin disa muaj, derisa ujërat e përmbytjes të tërhiqeshin, por me reshjet e reja të parashikuara këtë fundjavë duket se kjo ide nuk vlen.

Prej ditësh, përmes pompave të fuqishme, autoritetet po përpiqen të largojnë sa më shumë ujë nga shpella dhe kanë arritur të ulin nivelin e tij me 40 cm. Por, mjaftojnë pak orë reshje të parashikuara gjatë fundjavës për të zhbërë të gjithë këtë punë kolosale.

Prandaj, plani më i arrtishëm duket ai i nxjerrjes nga shpella përmes zhytjes nën ujë, e për këtë arsye djemtë duhet të përpiqen të mësojnë sa më shumë në kohën e shkurtër që ka mbetur.

Një plan mjaft i rrezikshëm, pasi në disa vende shpella është kaq e ngushtë, saqë zhytja duhet bërë pa pajisje. Autoritetet u zotuan se do të bëjnë gjithçka për të shpëtuar 12 futbollistët dhe trajnerin e tyre, ndërsa familjet e djemve presin me ankth që të marrin vesh shpëtimin e tyre nga thellësia e shpellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat