Presidenti Trump takon Putinin në korrik

Bota

Presidenti Trump takon Putinin në korrik

Nga: atsh Më: 21 qershor 2018 Në ora: 22:18
Takimi Trump - Putin, foto arkiv

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot për një takim të mundshëm me homologun rus, Vladimir Putin, në muajin korrik, një takim kokë më kokë që do të ketë një karakter të veçantë, për shkak të akuzave për ndërhyrjen ruse në presidencialet amerikane të 2016.

“Ne do të studiojmë mundësitë, për një takim të mundshëm kokë më kokë muajin e ardhshëm me personalitetin më të fortë të Kremlinit”, njoftoi presidenti i Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton do të vizitojë javën e ardhshme Moskën për të diskutuar për kushtet e një takimi të mundshëm.

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, përpara se të vizitojë  Britaninë e Madhe më 13 korrik, ku do të takohet me kryeministren Theresa May dhe mbretëreshën Elisabeta II. Në fillim të qershorit, Putin njoftoi se ishte i gatshëm të takohej me presidentin amerikan, duke thënë se shumë shtete, kryesisht Austria, ishin të gatshëm për të mirëpritur këtë takim të shumëpritur kokë më kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat