Bashkëshortja e kryeministrit izraelit akuzohet për vjedhje

Bota

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit akuzohet për vjedhje

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:43
Benjamin dhe Sara Netanyahu

Bashkëshortja e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Sara, sot është akuzuar për përvetësim të mjeteve shtetërore, ka kumtuar ministria izraelite e drejtësisë.
Sara Netanyahu është akuzuar për keqpërdorim të rreth 100.000 dollarëve nga fondet zyrtare për shërbime hoteliere në rezidencën e kryeministrit në Jerusalem, pretendohet në kumtesë.

Policia izraelite më herët ka propozuar që të ngrihet aktakuza kundër Benjamin Netanyahut në dy raste të ndara të korrupsionit, derisa ai kishte mohuar se ka bërë diçka të gabuar duke e hedhur poshtë akuzat si “gjueti shtrigash mediatike”.

Policia e ka intervistuar më 12 qershor kryeministrin Netanyahu në lidhje me rastin e blerjes së nëndetëseve gjermane me vlerë prej 2 miliardë dollarësh, dhe kjo është, sipas deklaratave të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, hera e parë që Netanyahu është hetuar për këtë rast.

Pritej që Netanyahu atë ditë do të intervistohet edhe për rastin e gjigantit të telekomunikacioneve “Bezeku”, mirëpo, policia ka kumtuar se ai nuk është intervistuar në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat