BE nis me tarfa kundër SHBA-së nga e premtja

Bota

BE nis me tarfa kundër SHBA-së nga e premtja

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:34
Komisionarja për tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.

Bashkimi Evropian do të nisë aplikimin e tarifave hakmarrëse mbi eksportet në SHBA, nisur nga e premtja.

Vendimi vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Eksporteve në SHBA, të tilla si xhinset, motoçikletat dhe uiskit, do t'iu vihet taksë, tha komisionarja për tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.

Ajo tha se blloku "nuk ka dashur të jetë në këtë pozitë".

"Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-së për të imponuar tarifa mbi çelikun dhe aluminin nga BE-ja do të thotë që ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër", tha Malmstrom.

Brukseli hartoi listën e produkteve në mars, kur Trump fillimisht propozoi tarifat 25 për qind mbi importet e çelikut dhe 10 për qind për aluminin, të cilat gjithashtu prekin Kanadanë, Meksikën dhe aleatë të tjerë të SHBA-së.

Trump ka thënë se tarifat janë në interes të sigurisë kombëtare në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat