Zeid i zhgënjyer me tërheqjen e SHBA-së nga Këshilli i Të Drejtave Të Njeriut

Bota

Zeid i zhgënjyer me tërheqjen e SHBA-së nga Këshilli i Të Drejtave Të Njeriut

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 08:50
Zeid bin Ra’ad Zeid al-Hussein

Komisionieri i Lartë i Të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid bin Ra’ad Zeid al-Hussein, e ka quajtur zhgënjyes lajmin për tërheqjen e SHBA-së nga ky këshill, ndonëse thotë të mos ketë qenë edhe aq i befasuar.

Ai e kritikoi këtë veprim të SHBA-së, duke thënë që SHBA-ja do të duhej të printe dhe jo të tërhiqej, kur merret parasysh situata aktuale e të drejtave të njeriut në botë.

“Zhgënjyes, nëse jo vërtet lajm befasues. Marrë parasysh gjendjen e të drejtave të njeriut në botën e sotme, SHBA-ja duhet ta bëjë një hap para, dhe jo një prapa”, ka thënë Zeid.

Ky trup “hipokrit dhe vetë-shërbyes” i “përqesh të drejtat e njeriut”, kishte thënë më herët e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, duke shtuar se ky këshill “i përqesh të drejtat e njeriut”, duke e quajtur mbrojtës të dobët të të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat