Kriza e emigrantëve, BE do ngrejë qendra regjistrimi në Afrikë

Bota

Kriza e emigrantëve, BE do ngrejë qendra regjistrimi në Afrikë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 22:41
Emigrantët

BE po merr në konsideratë idenë e ndërtimit të qendrave të procesimit të emigrantëve në Afrikën Veriore në një përpjekje për të penguar njerëzit të ndërmarrin udhëtimet jetë kërcënuese drejt Europës, përmes detit Mesdhe.

Këshilli Europian i liderëve të BE mbështet zhvillimin e konceptit të platformave rajonale të zbarkimeve, thuhet në një draft konkluzionesh të një samiti të BE që do të mbahet javën e ardhshme. BE do të shohë fizibilitetin e ngritjes së qendrave të tilla në Afrikën Veriore nga ku edhe fillojnë pjesa më e madhe e udhëtimeve drejt Europës.

Emigracioni është në krye të axhendës së samitit dy ditor, që nis më 28 qershor. Liderët e BE do të përpiqen të arrijnë konsensus se si do të menaxhojnë mijëra refugjatë dhe emigrantë që mbërrijnë çdo muaj.

Liderët gjermanë dhe francezë po takohen ndërkohë në Berlin për të miratuar një qëndrim të përbashkët ndaj emigracionit dhe Eurozonës, në mesin e frikës në kampet e tyre se projekti evropian po lëkundet. Para këtij takimi, ministri francez i financave tha se Europa ishte në një proces dezintegrimi. Ne shohim shtete që po kthehen prapa dhe përpiqen të gjejnë zgjidhje kombëtare të problemeve që kërkojnë zgjidhje evropiane’, tha Bruno le Maire.

Ai kërkoi për një projekt të ri evropian për emigracionin dhe konsolidim të Europës në një botë ku në njërën anë është SHBA e në tjetrën Kina, ndërsa ne, tha ai, jemi të mbërthyer në mes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat