Importi i mallrave, Rusia i hakmerret SHBA-së

Bota

Importi i mallrave, Rusia i hakmerret SHBA-së

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 19:59
Rusi

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maxim Oreshkin, njoftoi sot se Rusia së shpejti do të vendosë taksa shtesë për importin e mallrave amerikane në përgjigje të vendosjes së taksave nga SHBA mbi çelikun dhe aluminin e importuara.

"Për shkak të zgjerimit të masave të mbrojtjes amerikane në lidhje me importet e çelikut dhe aluminit, dhe refuzimit për të kompensuar humbjet ruse, Rusia përdorur të drejtat e saj sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë për të futur masa hakmarrëse mbi importet nga SHBA-ja," tha Oreshkin.

Sipas tij, masat do të lidhen me produktet që kanë ekuivalent në tregun rus dhe nuk do të ndikojnë negativisht në treguesit makroekonomikë.

Ministria njofton se lista e produkteve ndaj të cilave do të vendosen taksa, do të bëhet së shpejti publike.

SHBA në mars vendosi një taksë mbi importet e çelikut dhe aluminit, prej 25 dhe 10 për qind për të gjitha vendet që eksportojnë në SHBA.

Si rezultat, BE-ja paraqiti një kundër-tarifë, dhe e njëjta u njoftua nga Kanadaja, Meksika, India, Turqia dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat