Kim Jong-un viziton Kinën pas samitit me Trump

Bota

Kim Jong-un viziton Kinën pas samitit me Trump

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:01
Kim Jong-un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po zhvillon një vizitë dy-ditore në Kinë, një javë pas takimit me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Pritet që ai të diskutojë sanksionet dhe angazhimin që ai bëri në samitin me Trump , në terma të përgjithshëm, për denuklarizimin e gadishullit korean.

Pekini, aleati i vetëm ekonomik i Koresë së Veriut, tashmë ka sugjeruar se sanksionet kundër Koresë së Veriut mund të lehtësohen.

Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë konfirmuar se kanë pezulluar planifikimin për stërvitjet e tyre të ardhshme ushtarake. Kjo lëvizje vjen pas zotimit të Trump në samitin e Singaporit. Vizita në Kinë është e treta e Kim që nga marsi, kur ishte edhe udhëtimi i tij i parë jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat