SHBA -Turqi, patrullime të pavarura në Siri

Bota

SHBA -Turqi, patrullime të pavarura në Siri

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 21:46
Në fillim të muajit, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje për t’i kapërcyer mosmarrëveshjet lidhur me qytetin.

Shtetet e Bashkuara kanë filluar “patrullime të koordinuara, por të pavarura” me Turqinë, pranë qytetit verior të Sirisë, Manbij, sipas një njoftimi të Pentagonit.

“Ne jemi duke patrulluar në njërën anë dhe ata janë duke patrulluar në anën tjetër të kufirit. Këto patrullime nuk janë të përbashkëta”, – i tha Zërit të Amerikës zëdhënësi i mbrojtjes Eric Pahon.” Forcat e armatosura turke patën konfirmuar më parë përmes Twitterit “aktivitete të pavarura patrullimi” amerikane dhe turke.

Zëdhënësi Pahon tha se patrullimet po zhvilloheshin në perëndim të qytetit, në zonën që ndan rajonet e kontrolluara nga Turqia nga qyteti Manbij, ku strehohen luftëtarët kurdë, për të cilët Ankaraja thotë se janë terroristë me synime kundër Turqisë.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se qëllimi i patrullimeve është mbështetje për të patur një “siguri afatgjatë në Manbij” dhe për të mbejtur premtimet që i janë bërë Turqisë, si aleate e NATO-s.

Në fillim të muajit, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje për t’i kapërcyer mosmarrëveshjet lidhur me qytetin.

Të dy vendet kanë patur mosmarrëveshje lidhur me mbështetjen amerikane për forcat milicore kurde, të cilat Ankaraja i konsideron si organizatë terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat