17 të vdekur nga një aksident me autobus

Bota

17 të vdekur nga një aksident me autobus

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 18:41
Ilustrim

Policia boliviane njoftoi sot se 17 vetë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar, kur një autobus që udhëtonte me shpejtësi të lartë goditi një shkëmb.

Siç raportojnë mediat, në mesin e të vdekurve është edhe shoferi i autobusit.

Autobusi ishte nisur nga qyteti Kocabamba i Bolivisë dhe shkonte për në kryeqytetin provincial Potosit, afër të cilit edhe ndodhi aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat