Koreja J. dhe SHBA diskutojnë të ardhmen e lojërave të luftës

Bota

Koreja J. dhe SHBA diskutojnë të ardhmen e lojërave të luftës

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:44
Kore e Jugut - foto arkivi

Ministrat e Mbrojtjes të Koresë së Veriut dhe të Shteteve të Bashkuara diskutuan të ardhmen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ato do të marrin fund.

Trump e bëri njoftimin befasues pas takimit të tij me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, të martën në Singapor.

SHBA tha se aleanca saj me Seulin - i cili gjithmonë ka thënë se stërvitjet janë thelbësore - është "e veshur me hekur".

Në Korenë e Jugut janë të vendosur rreth 29,000 ushtarë amerikanë dhe çdo vit të dyja vendet kryejnë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, shpesh të quajtura lojëra lufte.

Ushtrimet e ardhshme kanë qenë të caktuara për në vjeshtë.

Por, pas bisedimeve me Kimin, Trump i përshkroi ato si "shumë provokative" dhe tha se duhet të marrin fund. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, bisedoi me homologun e tij amerikan, James Mattis, rreth stërvitjeve.  Të dy ranë dakord të "vazhdojnë përpjekjet për të ofruar mbështetje për mbrojtjen, bazuar në aleancën e fortë të Koresë së Jugut me SHBA-në", tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat