Trump tallet me gazetarët, para liderit të shtetit pa liri të shtypit

Bota

Trump tallet me gazetarët, para liderit të shtetit pa liri të shtypit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 09:38
Donald Trump dhe Kim Jong Un

Mijëra gazetarë ishin në Singapor për të mbuluar marrëveshjen historikë ne mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Më shumë se 2 mijë e 500 gazetarë nga e gjithë bota vizituan vendin aziatik për të qenë më afër takimit. Kjo për presidentin Trump ishte një mundësi që të bëjë shaka me shtypin.

USA Today shkruan se përderisa gazetarët dhe reporterët ishin duke bërë pyetje dhe duke shkrepur fotografi, vetëm disa minuta pasi dyshja u takua, Trump i tha Kimit:

“Shtypi, ata asnjëherë nuk ndalojnë”.

Pas kësaj, Trump i tha Kimit “Do të tregoj kur ata nuk janë këtu” (duke pasur për bazë gazetarët që ishin në dhomë).

Sipas Freedom House, Koreja Veriore renditet si një nga shtetet ku më së shumti mungon liria e shtypit, apo ku ajo është thuajse jo ekzistente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat