4 pikëpamje nga samiti historik midis Donald Trump dhe Kim Jong Un - Bota Sot
4 pikëpamje nga samiti historik midis Donald Trump dhe Kim Jong Un

Bota

E enjte, 16 gusht 2018

4 pikëpamje nga samiti historik midis Donald Trump dhe Kim Jong Un

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:00
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Mbrëmjen e së hënës u shkruajt historia: Një president amerikan u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Ishte një moment i historik, kur Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong Un ecën drejt njëri-tjetrit dhe shtrënguan duart pas orës 9 të mëngjesit në Singapor. Ishte gjithashtu një moment televiziv kur dy liderët shkëmbyen komplimente. “Gëzohem që po ju takoj z.President”, i tha Kim Trump-it para se të uleshin për të bërë deklarata të shkurtra.

Trump tha se ishte kënaqësia e tij të ndodhej atje për samitin. Kim pranoi vështirësitë për të qenë pjesë e samiti, por tha se sfidat ishin tejkaluar. “Për ne, e kaluara na mban mbrapa dhe praktikat e vjetra kanë zënë sytë dhe veshët tanë, por ne kemi qenë në gjendje të kapërcejmë çdo gjë për të arritur këtu sot”, tha Kim.

Të dy burrat u takuan të shoqëruar vetëm nga përkthyesit për 45 minuta. Ky është padyshim hapi i parë i një procesi më të gjerë, si për sot edhe për ditët në vazhdim. Duke thënë këtë, gazetari i CNN liston përshtypjet e tij të para të samitit si më poshtë.

1. Kim ishte i lumtur që ndodhej aty: Kur dy liderët shtrënguan duart për herë të parë, Trump-it iu desh të sforcohej për të formuar një buzëqeshje në fytyrën e tij. Kim nuk kishte asnjë kompleks të tillë, ai buzëqeshi vesh më vesh. Dhe kur dy burrat bënë një fotografi para fillimit të bisedës së tyre, Kim përsëri u pa duke qeshur.

Dhe nuk është çudi: Tre muaj më parë ai ishte një udhëheqës i izoluar plotësisht, i izoluar në një komb të çoroditur. Të martën në mëngjes në Singapor, ai i dha dorën udhëheqësit të vendit më të fuqishëm në botë, me një sfond ku ndodhej flamuri amerikan dhe ai i Koresë së Veriut. Mahnitëse.

2. Trump po mundohej të shtypte natyralitetin e tij: Trump është jashtëzakonisht i kujdesshëm për takimet ballë për ballë. Kjo ndodh kur ai ka të bëjë me gazetarë, politikanë, apo udhëheqës botërorë. Ai ishte këshilluar të mos dukej shumë i lumtur ose i ekzagjeruar kur të takonte për herë të parë Kim. Por Trump është Trump. Ai u tregua i ngrohtë me Kimin pasi lideri i Koresë së Veriut mbylli fjalimet e tij fillestare me gazetarët. Trump i ulur pranë Kim në një drekë pune pas takimit të tyre, tha se ishte “shumë shumë mirë” dhe se të dy burrat kishin një “marrëdhënie të shkëlqyer”. (Në atë moment, Trump kishte kaluar më pak se një orë, gjatë gjithë jetës së tij, me Kim).

3. Takimi ballë për ballë ishte më shumë shfaqje se punë: Një takim prej 45 minutash, për këdo që e ka bërë një të tillë, nuk zgjat aq pak. Por mos harroni se të dy liderët flisnim përmes përkthyesve, që do të thotë se në fakt ata biseduan sa gjysma e kohës së përcaktuar. E cila nuk është aspak e gjatë.

Në prag të këtij samiti, Trump krijoi pritshmëritë që sugjeronin se ky takim ishte më shumë një përshëndetje sesa një zhytje e thellë në politikë. Kjo duket te jetë pikërisht ajo që duhej të ishte. Është gjithashtu e mundshme që diplomatët e tjerë kishin dakordësuar dhe të dy liderët tashmë po e konfirmonin këtë personalisht.

4. Të dy burrat dëshiron që kjo të funksiononte: Që nga momenti kur dy udhëheqësit dolën për të shtrënguar duart për herë të dytë, kamerat fiksuan gjithë dinamikën, të dy palët ishin optimistë dhe guxoj ta them, të ngrohtë. Trump vuri dorën në supin e Kim ndërsa të dy i dhanë dorën njëri-tjetrit. Kjo rrjedhë ishte në përputhje me qëndrimin e Trump-it në prag të samitit në të cilin edhe pse ai ishte në prag të anulimit të takimi, ishte e qartë që ai dëshironte që takimit të ndodhte. Trump dhe Kim e dinin se ky ishte një teatër i mrekullueshëm. Të dy e duan teatrin politik. Dhe ata dukeshin tërësisht të përkushtuar për ta bërë atë të dukej sa më mirë të mundeshin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test