Trump: Takimi me Kim ishte produktiv, tmerret e betejës t’i zëvendësojmë me bekime të paqes

Bota

Trump: Takimi me Kim ishte produktiv, tmerret e betejës t’i zëvendësojmë me bekime të paqes

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:39
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në adresimin e tij në një konferencë për media, ka thënë se takimi i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un ishte produktiv dhe i drejtpërdrejtë.

Përveç kësaj Trump ka pranuar se marrëveshja historike e arritur këtë të martë, është një fillim i një procesi të vështirë të marrrëdhënieve të të dyja vendeve.

”Sytë tanë mbeten përsëri të hapur” ka thënë ai derisa ka potencuar se ndryshimi është me të vërtetë i mundur për të ndrequr raportet ndërshtetërore.

“Ne mund t’i zëvendësojmë tmerret e betejës me bekimet e paqes,” vazhdon Trump adresimin e tij.

“Nuk ka kufi në atë që Koreja e Veriut mund të arrijë kur heq dorë nga armët e saj bërthamore”, thotë ai.

Ai thotë se pjesa tjetër e botës “me të vërtetë dëshiron të bashkëpunojë me Korenë e Veriut”.

Kim mund të “kujtohet si lideri që ushtron një epokë të re prosperiteti për popullin e tij”, thotë më tej presidenti amerikan në deklarimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat