Kush udhëheq me Korenë Veriore kur Kim është në udhëtim - Bota Sot
Kush udhëheq me Korenë Veriore kur Kim është në udhëtim

Bota

E shtunë, 23 qershor 2018

Kush udhëheq me Korenë Veriore kur Kim është në udhëtim

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 08:47
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Përderisa e gjithë vëmendja botërore është përqendruar në takimin në mes të presidentit amerikan Donald Trump, dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, dihet shumë pak se kush udhëheq me vendin përderisa Kim gjendet në udhëtim.

BBC raporton se Kim ka lënë prapa vetes dy persona që mund të jenë përgjegjës; liderin ceremonial të vendit, Kim Yo-jong dhe një zytar të lartë shtetëror, Choe Ryonh-hae.

Kim udhëtoi drejt Singaporit më 10 qershor, i shoqëruar nga dora e djathtë e tij, Kim Yong-chol si dhe motra e tij, Kim Yo-jong, e njohur për ndikimin e madh që ka.

Trump dhe Kim kanë bërë një shtrëngim duarsh historik, duke u bërë kështu presidentët e parë të këtyre vendeve që takojnë palën tjetër. Mirëpo, detaje të tjera nga takimi ende mbeten të paqarta. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test