Donald Trump ka mbërritur në Singapor

Bota

Donald Trump ka mbërritur në Singapor

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:36
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka mbërritur në shtetin e Singaporit, disa orë më vonë pas diktatorit koreano-verior.

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur këtë të diell në Singapor, ku do të pritet që ditën e martë të mbahet takimi historik me Kim Jong Un.

Presidenti ka udhëtuar me Air Force One, Boeing 747 nga Kanadaja ku ka marrë pjesë të premten dhe të shtunën në samitin e G7.

Orë më parë se Presidenti Trump, në Singapor ka mbërritur Lideri i Koresë Veriore i cili ka mbajtur një takim me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong. Trump është pranuar nga funksionarë të Singaporit dhe pritet që të shtunën të takohet me kryeministrin e këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat