Pamje të rënda: Momenti kur vetëvritet një person në Mekë

Bota

Pamje të rënda: Momenti kur vetëvritet një person në Mekë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 19:57
Pamje nga video

Një vetëvrasje në Mekë ka qenë top-lajmi në mediat saudite dhe së fundi është publikuar pamja ku personi vetëhidhet nga kati i tretë i kompleksit të asaj që quhet Xhamia e Madhe.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet momenti i rënies në tokë i personit që bëri vetëvrasje.

Është thënë fillimisht se i vetëvrari ishte shtetas francez, por ende ka spekullime mbi identitetin e tij nacional, ndërkohë që shkaqet e vetavrasjes nuk dihen ende.

Në Islam vetëvrasja është e ndaluar kategorikisht, por thuhet se në mesin e muslimanëve nga territoret e Azisë së Largët, ekziston një lloj besimi se vdekja në Mekës të afron te Zoti. Ndërkohë arsye tjetër mund të jetë dhe sëmundja mendore e personit që vendos të vetëvritet.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat