Samiti i G7 i përcjellë me ndarje mes Trump dhe aleatëve

Bota

Samiti i G7 i përcjellë me ndarje mes Trump dhe aleatëve

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:57
G7

Bisedimet në samitin e G7 në Kanada kanë dështuar të zgjidhin dallimet e thella midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe liderëve të vendeve të mëdha industriale.

Ndarjet u zbuluan të premten, veçanërisht mbi tregtinë.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara janë të zemëruar ndaj vendimit të kohëve të fundit të Trump për të imponuar tarifat për importin e çelikut dhe aluminit, duke ngritur frikën e një lufte tregtare globale.

Nuk është e qartë nëse do të publikohet ndonjë komunikatë kur takimi të përfundoi të shtunën mbrëma.

Takimi dy-ditor po mnbahet në qytetin La Malbaie, në provincën e Quebec.

Trump do të niset herët të shtunën për në Singapor për një takim të rëndësishëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Këtij i ka kërkuar që të heqë dorë nga prodhimi i armëve bërthamore për të ndërtuar paqen dhe marrëdhëniet bilaterale.

Samiti i g& këtë vit nisi në prag të disa dallimeve të mëdha mes aleatëve dhe SHBA-së si dhe në kohën kur administrata e Trump vendosi për sanksione në tregti me disa shtete aleate, sidomos ato të Evropës.

Ndarjet midis Trump dhe gjashtë udhëheqësve të tjerë shkojnë shumë përtej tregtisë - ato përfshijnë ndryshimet klimatike, marrëdhëniet me Iranin dhe konfliktin izraelito-palestinez.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është një prej liderëve që argumentojnë se mund të jetë më mirë të përcaktohen ato dallime në vend se të japin një përshtypje të rreme të unitetit. Është më e ndershme, tha ajo, se të pretendosh se gjithçka është në rregull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat