18 mijë ushtarë, tanke e armë, NATO i tregon forcën Rusisë

Bota

18 mijë ushtarë, tanke e armë, NATO i tregon forcën Rusisë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 12:02
NATO

Ndërsa ushtria ruse vazhdon të bëjë gjithnjë e më shumë manovra që perëndimi i cilëson si shqetësuese, NATO ka nisur stërvitjen ushtarake me plot 18 mijë trupa.

Stërvitja quhet “Saber Strike 18” dhe përfshin ushtarë nga 19 vende, kryesisht anëtarë të NATO-s, të cilat kryesohen nga ushtria amerikane.

Kjo stërvitje pritet të vazhdojë në rajon deri më 15 qershor ndërsa pritet që Rusia të reagojë pasi do të ndihet e kërcënuar.

Ndërkohë ushtria amerikane ka thënë se “Saber Strike 18” nuk është provokim për Rusinë.

Ajo ka deklaruar: 

Stërvitja shumëkombëshe vjetore, e cila po mbahet për herë të tetë, është platforma për të vërtetuar aftësitë tona kolektive për t’iu përgjigjur shpejtë dhe për të përforcuar aleatët në një kohë krize. Ajo është një demonstrim i qartë i angazhimit dhe solidaritetit të aleancës”.

NATO ka vendosur rreth 6.000 ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni.

Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka njoftuar edhe fillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake kombëtare në vend “Stuhia e rrufesë”, me rreth 9.000 ushtarë. Izraeli, i cili nuk është anëtar i NATO-s, për herë të parë merr pjesë në “Saber Strike”.

Sipas SHBA kjo stërvitje ka për qëllim vetëm të demonstrojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat