Atëherë kur bota ishte bërë gati për të parë një takim historik mes presidentit të SHBA dhe sunduesit të Koresë së Veriut, gjërat morën një rrjedhë tjetër.
Presidenti Donald Trump e anuloi takimin me Kim Jong-un, për shkak të përplasjeve që ishin shënuar më herët mes dy vendeve.
Megjithatë, të premten Koreja e Veriut tha se është gati për të biseduar me SHBA në çdo moment e në çdo format.
Vendi komunist lejoi disa gazetarë të huaj që të marrin pjesë në shkatërrimin e vend-testimit të armëve bërthamore.
Baza Punggye-ri u shkatërrua përpara syve të gazetarëve të huaj.
Megjithatë mbetet për t’u konfirmuar shkalla e plotë e këtij shkatërrimi.
Më herët ishte thënë se kjo bazë kishte pësuar dëmtime dhe kishte dalë jashtë funksionit nga një shembje.
Kjo i ka bërë të huajt skeptikë mbi arsyet e vërteta të shkatërrimit.