Trump anulon takimin me Kim Jong Un, zbulon vet arsyen

Bota

Trump anulon takimin me Kim Jong Un, zbulon vet arsyen

Nga: A.ZH Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:12
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-ve  Donald Trump, ka anuluar takimin e planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë bazuar në “zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur” në një deklaratë të kohëve të fundit të Koresë së Veriut, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Trump tha se do të ishte "e papërshtatshme" për të mbajtur takimin siç ishte planifikuar në Singapor, më 12 qershor.

Në një letër drejtuar Kim, Trump tha se ishte shumë i lumtur që do të takonte atë "një ditë".

"Mjerisht, duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme që në këtë kohë të mbahet takimi I planifikuar prej kohësh”, thuhet në letrën e Trump.

"Ju flisni për aftësitë tuaja bërthamore, por tonat kaq masive dhe të fuqishme dhe i lutem Perëndisë që ato kurrë të mos I përdorim, shtoi ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat