Flet për herë të parë pas helmimit, vajza e agjentit rus shpreson të kthehet në Rusi

Bota

Flet për herë të parë pas helmimit, vajza e agjentit rus shpreson të kthehet në Rusi

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:41
Yulia Skripal

Vajza e ish agjentit rus të helmuar në Salisbury, ka thënë se ajo është me fat që është gjallë pas sulmit të përjetuar.

Yulia Skripal dhe babai i saj, Sergei, u ekspozuan ndaj një sulmi me lëndë nervore Novichok në qendër të qytetit britanik më 4 mars.

Në deklaratën e parë publike të filmuar që nga sulmi, zonja Skripal i tha Reuters se jeta e saj ishte “kthyer me kokë poshtë”, por ajo shpresonte të kthehej në Rusi në të ardhmen.

Babai i saj u lirua nga spitali këtë muaj.

Skripal kaloi gjashtë javë në Spitalin Qëndror të Salisbury dhe u lirua pasi mjekët thanë se ajo kishte reaguar “jashtëzakonisht mirë” në trajtim.

Duke folur për agjencinë e lajmeve, ajo tha se ajo po vazhdonte “të përparonte me trajtim” dhe fokusi i saj mbetet në rimëkëmbjen e saj.

“Pas 20 ditësh në koma u zgjova me lajmin se ne mund të jemi helmuar. E kam ende të vështirë të kuptoj se të dy ne u sulmuan në një mënyrë të tillë”, ka thënë ajo.

Vajza e Sergei Skripal falënderoi ambasadën ruse për ofertën e saj të ndihmës. Por deklaroi se ajo dhe babai i saj nuk ndiheshin të gatshëm ta pranonin atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat