SHBA tërheq thirrjen drejtuar Kinës për stërvitje në Paqësor

Bota

SHBA tërheq thirrjen drejtuar Kinës për stërvitje në Paqësor

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:58
Ilustrim

Pentagoni njoftoi sot se ka tërhequr thirrjen drejtuar Pekinit zyrtar për të marrë pjesë në një ushtrim shumëkombësh që do të mbahet këtë vit në Oqeanin Paqësor.

Tërheqja e ftesës për marinën kineze për të marrë pjesë në stërvitjen "Rrethi i Paqësorit" është një "përgjigje fillestare" për "militarizimin e Kinës të Detit të Kinës Jugore", thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat