Vullkani në Hawaii vazhdon të jetë aktiv

Bota

Vullkani në Hawaii vazhdon të jetë aktiv

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:52
Hawaii

Nuk është duke u qetësuar vullkani Kilauea në Hawaii i cili deri tani ka shkatërruar dhjetëra shtëpi në Ishullin e Madh.

Shpërthimi i vullkanit Kilauea ka detyruar më parë autoritetet për evakuimin e së paku 1.700 banorëve të Leilani Estatesa.

Vullkani vazhdon të hedhë lavë, gurë dhe gazra helmues për shkak të cilës janë evakuar banorët. Janë shembur 26 shtëpi, ndërsa nën lavë kanë mbetur edhe katër njësi banesore.

Nga Observatoriumi për vullkane në Hawaii ende nuk ka shenja për atë se kur mund të ndërpriten aktivitetet vullkanike dhe përhapja e lavës e cila ka përfshirë rajon prej rreth 36.000 metra katrorë.

Bëhet fjalë për njërin nga vullkanet më aktive në botë, i cili u aktivizua nga viti 1983.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat