SHBA deporton një shtetas rus

Bota

SHBA deporton një shtetas rus

Më: 19 maj 2018 Në ora: 09:53
Vadim Mikerin, ish-ekzekutivi rus, i deportuar nga SHBA-ja

Mediat raportojnë se autoritetet amerikane kanë dëbuar një ish-ekzekutiv rus të dënuar më parë për rregullimin e pagesave korruptive të lidhura me kompaninë shtetërore ruse bërthamore, Rosatom.

Vadim Mikerin, i cili ishte dënuar nga gjykatësit amerikanë me katër vjet burgim më 2015, është deportuar nga autoritetet në Uashington më 18 maj, raportojnë mediat shtetërore ruse duke cituar zëdhënësen e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së.

Mikerin, 59-vjeç, ishte ekzekutiv i një dege në Marilend të Tenex, të një firme që është në pronësi të Rosatom. Kjo firmë furnizon dhe eksporton uranium dhe ofron shërbime të pasurimit të uraniumit për kompanitë e energjisë bërthamore në mbarë botën.

Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se Mikerin ka ndihmuar në pagesat për ryshfete të bëra për të fituar “avatazh të biznesit” për firmat e SHBA-së që punonin në Tenex.

Mikerin, që është deklaruar fajtor për akuzat për konspiracion dhe shpërlarje parash, gjithashtu ishte urdhëruar që të dorëzonte më shumë se 2 milionë dollarë.

Ai u lirua nga burgu më 24 prill. Pas lirimit të tij, autoritetet e emigracionit e kishin ndaluar deri në marrjen e vendimit për deportimin e tij, raportuan mediat shtetërore ruse.

Autoritetet amerikane kishin thënë në muajin mars se një kompani amerikane ishte pajtuar që të paguante 2 milionë dollarë amerikanë për t'u liruar nga akuzat se i kishin dhënë ryshfet Mikerinit për të fituar kontratë për të transportuar uranium në SHBA.

Kompania kishte pranuar se i ka paguar Mikerinit më shumë se 1.7 milion dollarë në mes të viteve 2004 dhe 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat