Sulm i armatosur në Nigeri, 11 persona të vdekur

Bota

Sulm i armatosur në Nigeri, 11 persona të vdekur

Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:08
Nigeri

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në shtetin perëndimor afrikan, Nigeri.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, në rajonin Birnin Gwari ku jetojnë fermerët të shtetit verior Kaduna, ka ndodhur një sulm i armatosur ku kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë palgosur shumë të tjerë.

Zëdhënësi i policisë, Mukthar Aliyu, i cili ka konfirmuar sulmin, në deklaratën për gazetarët ka thënë se në rajon janë dërguar ekipe të policisë dhe ka filluar hetimi në lidhje me sulmin.

Pjesëtarët e fisit Fulani, të cilët për të gjetur kullota për kafshët e tyre emigruan në jug të vendit, pohuan se fermerët janë përpjekur që t’u vjedhin kafshët dhe se i kanë sulmuar edhe vetë ata.

Gjithashtu thuhet se barinjtë Fulani në rajonet jugore të vendit ku shumica janë të krishterë, përpiqen të përhapin mësimet e dijetarit islam nga shekulli i 18-të, Shejh Osman Dan Fodio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat