Assad takon Putinin në Soçi

Bota

Assad takon Putinin në Soçi

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:01
Presidenti rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe lideri sirian, Bashar al-Assad, foto nga arkivi..

Presidenti sirian, Bashar al-Assad është nisur të enjten drejt rezidencës së homologut të tij rus, Vladimir Putin në Soçi për të biseduar rreth konfliktit sirian, ka njoftuar Kremlini.

Prej nisjes së luftimeve në Siri më 2011, Assad ka udhëtuar rrallë, mirëpo megjithatë ka bërë tri vizita publike në Rusi dhe në secilën prej tyre është takuar me Putinin, transmeton Reuters.

Rusia është përfshirë në luftën në Siri më 2015, duke kthyer konfliktin në favor të Assadit.

Gjatë takimit, Assad ka uruar Putinin për mandatin e tij të ri si president dhe ka falënderuar ushtrinë ruse për mbështetjen e saj në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se takimi i papalajmëruar është zhvilluar të enjten.

Rusia ka deklaruar se ka intervenuar në Siri për të mposhtuar ekstremistët islamistë, të cilat kanë kontrolluar disa pjesë të këtij shteti.

Kritikët e veprimeve të Rusisë, në mesin e tyre Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, deklarojnë se ajo është duke mbështetur një qeveri që ka humbur legjitimitetin dhe se sulmet ajrore janë duke lënë të vdekur numër të madh të civilëve.

Kremlini ka cituar Putin të ketë përgëzuar liderin sirian për siç është thënë suksesin e madh të arritur nga ushtria siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat