Plazhi më i ndotur në Australi

Bota

Plazhi më i ndotur në Australi

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:53
Australi

Pamje shokuese janë publikuar së fundi që tregojnë hedhurina të shumta që kanë lënë turistët në ishullin e bukur australian Christmas.

Shishe, plastikë dhe çanta të shumta janë hedhur në plazhin  Greta në territorin australian.

Gjiri karakterizohet nga ujëra të bukura që thuhen në shkëmbinjtë piktoresk në Oqeanin Indian.

Pamjet janë publikuar në Instagram nga organizata për largimin e hedhurinave  Tangaroa Blue.

Tashmë ka nisur heqja e hedhurinave nga vullnetarët e Shkollës së lartë të ishullit Christmas dhe organizatave WA dhe deri më tash janë larguar 800 kg hedhurina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat