Trump dhe Kina të lidhur mes një megaprojekti imobiliar në Indonezi

Bota

Trump dhe Kina të lidhur mes një megaprojekti imobiliar në Indonezi

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:16
Trump tower

 Edhe pse Presidenti amerikan, Donald Trump e vendosi SHBA-në përballë luftës tregtare me Kinën, ai është i lidhur me kompanitë e shtetit kinez nëpërmjet një projekti shumë të madh imobiliar në Indonezi.

Nëpërmjet një prej filialeve të tij, grupi publik “Metallurgical Corporation of China” (MCC) njoftoi dje nënshkrimin e një kontrate me indonezianin MNC Land, në kuadër të ndërtimit të një parku tematik në projektin gjigant të kompleksit rezidencial dhe tregtar pranë Xhakartës.

Kostoja totale e investimit do të jetë një miliard dollarë, thënë ndryshe 840 milionë euro.

Përveç parkut tematik, kompleksi, i quajtur ”MNC Lido City”, do të përmbajë hotele, rezidenca dhe një terren golfi që do të mbajnë markën ”Trump”.

Parku i ardhshëm tematik është mbuluar në vlerën e 420 milionë eurove nga kreditë e garantuara nga qeveria kineze.

Si një kujtim për një projekt të shtrenjtë për Presidentin kinez, Xi Jinping, MCC thekson se kjo bëhet në kuadër të “Rrugëve të Reja të Mëndafshit”, një program kolosal infrastrukturor i ndërmarrë nga Kina me shumë vende me shpresën për të konsoliduar marrëdhëniet tregtare.

Është hera e parë që Presidenti amerikan, Donald Trump ndodhet i asociuar në programin “Rrugët e Reja të Mëndafshit”, projekt që ka ngjallur shqetësime në vendet perëndimore përballë zgjerimit kinez.

Edhe pse investimi kinez nuk lidhet drejtpërdrejt me projektet Trump, ai përfshin gjysmën e financimit të kompleksit të ardhshëm prej 3 000 hektarësh./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat