Bombardues rusë shfaqen pranë brigjeve të SHBA’së

Bota

Bombardues rusë shfaqen pranë brigjeve të SHBA’së

Më: 13 maj 2018 Në ora: 07:01
Ilustrim

Dy aeroplanë bombardues rusë “TU-95” janë diktuar nga aeroplanët amerikanë US F-22 pranë brigjeve të Alaskës, në territor ndërkombëtar, sipas Komandës Amerikane të Mbrojtjes Ajrore.

Aeroplanët rusë kanë fluturuar në territorin e quajtur “Zona e Identifikimit për Mbrojtje Ajrore”, që përfshin 300 km hapësirë që nga brigjet e Alaskës.

“Aeroplanët rusë u diktuan dhe u monitoruan nga aeroplanët amerikanë derisa u larguan nga zona e identifikimit”, thonë autoritete amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat