Masakra e familjes australiane, dyshime se u vranë nga gjyshi

Bota

Masakra e familjes australiane, dyshime se u vranë nga gjyshi

Më: 12 maj 2018 Në ora: 15:22
Australi

Zbulimi i një masakre me armë ka tronditur opinionin publik në Australi. Viktima 7 pjesëtarë të së njëjtës familje. Trupat e 4 fëmijëve autikë, nënës së tyre dhe gjyshërve u gjetën të pajetë me plagë plumbash në një fermë në ishullin australian të Tasmanisë.

Fëmijët janë të moshave 8 deri 13 vjeç. Pranë tyre u gjet trupi i pajetë i nënës 35-vjeç, si dhe ato të prindërve të saj. Policia shkoi në vendngjarje në orët e para të së premtes pas një telefonate nga një person ende i paidentifikuar. Identifikimi i trupave u bë një ditë më vonë.

Policia gjeti pranë vendngjarjes 3 pushkë, të gjitha në emër të gjyshit të fëmijëve. Kjo e bëri policinë të dyshojë se mund të jetë, ai që i ka vrarë pjesëtarët e familjes së tij dhe më pas ka vrarë veten.

Banorët e zonës janë të shokuar pasi thonë se viktimat ishin të qetë dhe të sjellshëm. Një masakër e tillë nuk ishte dëgjuar prej të paktën 20 vitesh në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat