Donald Trump dhe Kim Jong-un takohen në Singapor më 12 qershor: Pesë arsyet pse ata zgjodhën pikërisht këtë vend aziatik

Bota

Donald Trump dhe Kim Jong-un takohen në Singapor më 12 qershor: Pesë arsyet pse ata zgjodhën pikërisht këtë vend aziatik

Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:42
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Të gjithë mezi prisnin të dëgjonin se ku dhe kur do të takoheshin presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, si dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Dhe të enjten u njoftua se takimi do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor, vend ky që sipas mediave të huaja, është vendi në të cilin pikërisht Trump kërkon të mbahet takimi.Para kësaj, presidenti amerikan hodhi poshtë një opsion që një takim mund të ndodhte në një zonë të çmilitarizuar dhe njoftoi se data dhe vendi do të shpalleshin më vonë.Më pas të enjten Trump publikoi lajmin për takimin e tij me Kim në profilin e tij në Twitter.

Por për çfarë arsye është zgjedhur ky vend? Singapori ka të ngjarë të zgjidhet për disa arsye, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

SIGURIA

Së pari, Singapori është një vend shumë i sigurt, i cili mund të garantojë siguri për udhëheqësit botërorë, një nga faktorët kyç në qëndrimin e presidentit amerikan.

Por për çfarë arsye është zgjedhur ky vend? Singapori ka të ngjarë të zgjidhet për disa arsye, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Aspekt tjetër i rëndësishëm përmendet edhe fakti se ushtria e Singaporit është padyshim më e përparuar teknologjikisht në Azinë Juglindore.

KA EKSPERIENCA ME TAKIME TË TILLA

Qyteti luksoz ka dëshmuar edhe më herët se mund të organizojë samit – dhe për një kohë të shkurtër. Kështu, presidenti kinez Xi Jinping zgjodhi Singaporin për samitin e tij historik me Presidentin e Tajvanit Ma Jing-dong në nëntor 2015.

Ky takim u mbajt në hotelin “Shangri-La”, që ndodhet në pjesën periferike të qytetit me bimësi të bollshme.

Ky hotel çdo vit pret krerët civile dhe ushtarak në samitin “Dialogu Shangri-La”, në samitin më të rëndësishëm rajonale, ku ata kryejnë të gjitha dialogjet kyçe për sigurinë.

MARRËDHËNIET E MIRA ME SHBA-të

Përveç kësaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Uashingtoni ka lidhje të forta me Singaporin. Në bazën detare të Changit, është e stacionuar një anije luftarake amerikane.

Agjencia e SHBA rikujton se marrëdhëniet diplomatike midis Singaporit dhe SHBA u vendosën në vitin 1966.

Singapori dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë gjatë administratës së Xhorxh W. Bush dhe në 2012, Obama e avanconte Singaporin në nivelin e një partneri strategjik. Tre vjet më vonë ata nënshkruan një marrëveshje për të përmirësuar sigurinë.

Në të njëjtën kohë, ish-ambasadori amerikan në Singapor, David Adelman, thotë se qyteti është ideal për samitin sepse është “ndërmjetës i ndershëm midis Lindjes dhe Perëndimit”.

Përveç kësaj, Singapori është selia rajonale e kompanive të mëdha amerikane, duke përfshirë Google, Facebook dhe Airbnb.

LIDHJET DIPLOMATIKE ME KORENË VERIORE

Singapori gjithashtu ka lidhje diplomatike me Korenë e Veriut. Ata vendosën komunikimin në vitin 1975 dhe Koreja e Veriut gjithashtu ka një ambasadë të madhe në Singapor në katin e 15-të të një ndërtese në qendër të qytetit.

“Koreja e Veriut ndoshta do të ketë një numër shumë të madh të çështjeve logjistike dhe protokollare në Singapor, dhe ka të ngjarë të jetë e nevojshme që të ketë një ambasadë Koresë së Veriut në vendin ku do të mbahet samiti”, thotë Malcolm Cook, një studiues në Institutin ISEAS-Jusof Ishak në Singapor.

Image

Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë disi të lëkundura disi vitin e kaluar kur gjysmë-vëllai i Kim u vra në Malajzi, por edhe për shkak të pëlqimit të Singaporit që OKB të vendosë sanksione për Korenë e Veriut.

LOKACIONI

Qyteti i Singaporit është një “vend i bukur” për samitin, tha Tom Plant, një shkencëtar bërthamor në Institutin Mbretëror të Londrës për Mbrojtjen dhe Studimet e Sigurisë.“Kim do të jetë në një territor miqësor, jo në territorin e armikut, dhe nga ana tjetër nuk do të jetë në terrenin e tij”, shpjegon eksperti britanik.

Ndër faktorët e tjerë që ndikuan që Singapori të zgjidhet për një takim të shumëpritur është fakti se ai është më afër Kim-it, sesa destinacionet e mundshme evropiane.

Kim është kryesisht duke udhëtuar me tren dhe disa analistë të sigurisë kanë thënë se Koreja e Veriut nuk mund të ketë një avion që mund të fluturojë gjatë udhëtimeve të gjata.

Megjithatë, Kim kishte vizituar Kinën me aeroplan së fundmi dhe vlerësohet që aeroplani mund të jetë në gjendje të arrijë Singaporin në të njëjtën mënyrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat