Agresiviteti rus, SHBA rikthejnë Flotën e Dytë në Atlantik

Bota

Agresiviteti rus, SHBA rikthejnë Flotën e Dytë në Atlantik

Më: 5 maj 2018 Në ora: 11:43
Ilustrim

Marina amerikane njoftoi “ringjalljen” e Flotës së Dytë të saj, përballë një agresiviteti gjithnjë e në rritje të Rusisë.

Shefi i forcave operacionale detare, admirali John Richardson deklaroi se flota, e cila u shpërbë në vitin 2011, do të mbikëqyrë forcat në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara dhe në Atlantikun verior.

Ai shtoi gjithashtu se strategjia e Mbrojtjes Kombëtare, e publikuar më herët gjatë këtij viti, e bënte të qartë se epoka e konkurrueshmërisë së fuqive të mëdha është rikthyer. Strategjia në fjalë i konsideronte ndër prioritetet më të larta zmbrapsjen e Rusisë dhe Kinës.

Flota, e cila u shpërbë për shkaqe shkurtimi shpenzimesh dhe ndryshime strukturore, pritet të ketë si bazë “ish-shtëpinë” e saj, bazën në Norfolk të Virginias.

“Strategjia jonë e Mbrojtjes Kombëtare e bën të qartë se jemi rikthyer në një epokë ku konkurrenca mes fuqive të mëdha, duke parë ndryshimet e vazhdueshme në aspektet e sigurisë, vazhdon të rritet e të bëhet më sfiduese dhe komplekse”, tha Richardson. “Kjo është arsyeja përse ne sot po rikthejmë Flotën e Dytë, për të adresuar këto sfida, veçanërisht në Atlantikun verior”.

Norfolku është propozuar gjithashtu si bazë edhe për Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Atlantikun. Zyrtarë të aleancës ushtarake shprehen se Rusia ka shtuar ndjeshëm patrullimet detare në detin Baltik, në Atlantikun verior dhe në Arktik, ndërsa aktiviteti i nëndetëseve të tyre ka arritur nivelet më të larta që prej Luftës së Ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat