Dita Botërore e Shtypit, por gazetarët ende vriten

Bota

Dita Botërore e Shtypit, por gazetarët ende vriten

Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:01
Ilustrim

3 maji, dita e Lirisë së Shtypit kremtohet nëpër botë me kujtesën e vështirësive që mbart në vetvete ky profesion. Vetëm pak ditë më parë, 10 reporterë humbën jetën në Afganistan, 9 të shënjestruar prej një atentatori vetëvrasës, njëri viktimë e një sulmi të mirëpërcaktuar.

Terrorizmi pati këtë herë shtypin në objektivin e tij, pati fjalën e lirë.

Ajo është mbytur në Arabinë Saudite, ku princi i kurorës brohoritet se i lë gratë t’i japin makinës dhe hap kinema, ndërsa blogere si Raif Badawi vazhdojnë të mbeten në qeli vetëm sepse praktikuan të drejtën bazë të lirisë së mendimit.

Në Bangladesh e në Pakistan blogerët rrezikojnë jetën e tyre, kur raportojnë në mënyrë kritike për islamizmin gjithnjë e më të fortë në vendin e tyre. Mbështetja efikase nga bota e jashtme, me gjithë përpjekjet e shumë diplomatëve, mjerisht është gjë e rrallë.

Por në asnjë vend tjetër sa në Meksikë, ku shteti nuk i vë nën kontroll kartelet e drogës, gazetaria nuk është ndoshta aq e rrezikshme. Vitin e kaluar, atje u vranë 11 gazetarë, një shifër kjo e kapërcyer vetëm në Siri dhe në kushte lufte.

Goditja e lirisë së medias mbërrin edhe në formë më pak të dhunshme, por paralizuese me censurën e egër në Turqinë anëtare të NATO-s apo shtete të BE-së si Polonia e Hungaria.

Sipas indeksit të sivjetshëm botëror të lirisë së medias, armiqësia ndaj tyre është përhapur nga diktaturat tek demokracitë, e inkurajuar nga sulmet e presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve të tjerë kundër të ashtuquajturave lajme të rreme.

Madje për konsorciumin ndërkombëtar të gazetarëve investigativë, rënia më e madhe e lirisë së shtypit këtë herë është venë re në Europë, edhe pse rajoni vazhdon të cilësohet si me i sigurti për reporterët nëpër botë, e në këtë përfundim ndikuan dy vrasje: Ajo e gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe ekzekutimi i reporterit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij në Sllovaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat