Shitjet e Facebook-ut rriten, pavarësisht skandalit të privatësisë

Bota

Shitjet e Facebook-ut rriten, pavarësisht skandalit të privatësisë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Shitjet tremujore të Facebook-ut u rritën ndjeshëm, pavarësisht një skandali me të dhënat e përdoruesve.

Kompania tha se të ardhurat janë rritur në 11.9 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me 8 miliardë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Pavarësisht përballjes me sfida të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi ynë kanë pasur një fillim të fuqishëm në vitin 2018”, tha shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Kompania po bën një rishikim më të gjerë të përgjegjësisë sonë”, shtoi Zuckerberg.

Në muajin mars, Facebook është kapur në një skandal masiv të privatësisë që ka përfshirë edhe firmën konsulente Cambridge Analytica.

Facebook ka pranuar se të dhënat e 87 milionë përdoruesve janë ndarë në mënyrë të paligjshme me Cambridge Analytica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat