Izraeli anulon planet për të deportuar emigrantët afrikanë

Bota

Izraeli anulon planet për të deportuar emigrantët afrikanë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:12
Izrael

Qeveria e Izraelit ka njoftuar të martën se ka braktisur planet kontradiktore për të dëbuar emigrantët afrikanë të cilët hynë ilegalisht në shtetin hebre pas dështimit të gjetjes së një vendi të gatshëm për t'i pritur ata.

Plani synonte  deportimin e afro 42,000 emigrantë të origjinës eritreane dhe sudaneze që aktualisht jetojnë në Izrael dhe kanë mohuar statusin e refugjatëve.

Këshilltarët ligjorë të qeverisë njoftuan Gjykatën e Supreme për anulimin e planit pasi disa vende të paspecifikuara refuzuan të strehonin emigrantët. Kështu të paktën ka deklaruar një burim qeveritar, raporton agjencia  e lajmeve AFP.

"Në këtë fazë, mundësia e largimit tek një shtet i tretë nuk është më relevant”, citohen të kenë thënë këshilltarët ligjor të qeverisë në një deklaratë për media.

Kryeministri Benjamin Netanyahu kishte përmendur shtetin e Ruvandës si nikoqire të planit të qeverisë për të pranuar  emigrantet e larguar dhe në fillim të këtij muaji edhe Uganda kishte deklaruar se është duke e “konsideruar” [propozimin e Izraelit për t’i pranuar të deportuarit.

Mirëpo plani i deportimit kishte ngjallur një sërë reagimesh dhe kritikash duke përfshirë edhe ato të Agjencisë për Emigrantë të Kombeve të Bashkuara, të mbijetuarit e Holokaustit si dhe një pjesë të shoqërisë civile izraeliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat