Puthja “alla franceze” mes Presidentit Trump dhe Macron çmend botën

Bota

Puthja “alla franceze” mes Presidentit Trump dhe Macron çmend botën

Më: 24 prill 2018 Në ora: 20:53
Donald Trump priti sot me një ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Emmanuel Macron

Presidenti Donald Trump priti sot me një ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin francez Emmanuel Macron.

Të dy udhëheqësit folën për miqësinë shumëvjeçare mes të dy vendeve, duke theksuar çështjet madhore që i bashkojnë të dy vendet: demokracia, pluralizmi dhe kundërvënia ndaj politikave të rrezikshme nacionaliste.

Por me gjithë dosjet e nxehta që i presin, me arsenalin bërthamor të Iranit në krye, Presidenti francez Emanuel Macron dhe ai Donald Trump nuk po i fshehin shenjat e një takimi të ngrohtë me njëri tjetrin.

Trump doli vetëm për ta pritur në shkallët e Shtëpisë së bardhë homologun e tij francez, por ky i fundit i tejkaloi të gjitha parashikimet duke treguar shenja afeksioni që mikpritësi i tij nuk i priste.

Ai i ka dhuruar një puthje të vërtetë franceze në njërën nga faqet. Dhe ashtu sikurse duket në video, Trump nuk e kishte marrë ende veten nga puthja e parë kur miku i tij francez i ka zgjatur buzët edhe në faqen tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat