Ajo është kryeministrja e parë që do të shkojë në lindje

Bota

Ajo është kryeministrja e parë që do të shkojë në lindje

Më: 24 prill 2018 Në ora: 17:13
Jasinda Ardern

Foshnja e kryeministres së Zelandës së re Jasinda Ardern do të jetë foshnja e parë e lindur gjatë qeverisjes së nënës së tij.

Jacinda është bërë kryeministre vitin e kaluar pas një rritje të befasishme të saj në fushën politike.

Jo kohë më parë ajo ka bërë të ditur se do të bëhet nënë dhe tash që është në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ndalet nga detyrat dhe udhëtimet.

“Nuk brengosem, ndihem shumë mirë, vetëm se këmbët pak më janë ënjtur dhe vështirë po ulem”, tha ajo për mediat që veç e kanë shpallur si shembull të mirë për nënat e punësuara.

“Faza e hershme e shtatzënisë ka qenë më  e rënda sepse kam pas mundime të tmerrshme në mëngjes dhe se askush në atë kohë nuk e ka ditur për shtatzëninë”, ka thënë Ardern e cila thotë se shtatzënia nuk e ka ndryshuar rolin e saj ndaj punës.

“Nuk ka dyshim se këmbët më dhembin më shume, por kjo nuk ndikon në aftësinë time që t’i kryej punët”, ka thënë nëna  e ardhshme e cila gjithashtu do të jetë  gruaja e parë  që lind derisa udhëheq vendin.

Pas bërjes publike se është shtatzënë në janar të këtij viti ajo ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Vinston Piters që gjatë një muaji e gjysmë kyur ajo mungon t’i kryejë punët e shefit të ekzekutivit duke shtuar se gjatë asaj periudhe mendon që të jetë plotësisht e qasshme për kontaktet.

Pas kësaj ajo planifikon që të kthehet në punë ndërsa përkujdesjen për fëmijën do ta marr babai Clarke  Gayford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat